Google ADS

Gati 2 milionë të infketuar nga COVID-19 në SHBA

16:21 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka prekur gati 2 milionë banorë dhe së paku 110,514 persona kanë vdekur pasi janë infektuar me COVID-19, tregojnë të dhënat e fundit nga Universiteti i Johns Hopkins.

Së paku 1,942,363 të infektuar janë regjistruar në 50 shtetet, duke u bërë vendi me më së shumti raste me koronavirus, transmeton arbresh.info

Deri më tani New York është vendi më i prekur nga COVID-19 me 378,097 dhe me më së shumti 30,374.

Në të gjithë botën janë regjistruar 7 milionë të infektuar dhe 400,000 viktima.

Rastet me koronavirus janë duke u rritur çdo ditë e më shumë, sidomos në Amerikën Veriore dhe Jugore dhe në Karaibe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme