Bill Gates, një nga njerëzit më të pasur në botë dhe themeluesi i Microsoft, mori pjesë në samitin Time 100 në Nju Jork.
Ai tha se Covid i kishte dhënë botës një shans për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme, veçanërisht ato që do të çonin në një destabilizim të madh të shoqërisë, transmeton portal arbresh.info
Gjatë fjalimit të tij, Gates ka parashikuar një tjetër pandemi, shumë më vdekjeprurëse se koronavirusi.
Numri zyrtar i vdekjeve nga Covid në botë është rreth 6.3 milionë dhe ekspertët vlerësojnë se numri aktual i vdekjeve është shumë më i lartë. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ka pasur rreth 14.9 milionë vdekje të lidhura me Covid në 2020 dhe 2021.
Gates paralajmëroi se në pandeminë e ardhshme nuk duhet llogaritur në fat.
“Nëse një virus tjetër shfaqet me një virulencë të ngjashme, por me një shkallë vdekshmërie shumë më të lartë, si pesë për qind, mund të jetë fundi i shoqërisë. Mundësia e një pandemie tjetër në 20 vitet e ardhshme është më shumë se 50 për qind”, tha ai.
Gates shtoi se të paktën rreth 1 miliard dollarë në mbarë botën duhet të lihen mënjanë si pjesë e masave parandaluese dhe përgatitjeve vetëm për pandeminë e ardhshme.
Themeluesi i Microsoft-it u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të formojnë një ekip global prej rreth 3000 ekspertësh të sëmundjeve infektive.
“Ata me pikëpamjet e tyre të dakorduara mund të ndihmojnë njerëzimin të kapërcejë pandemitë shkatërruese më pa dhimbje dhe më lehtë”, tha ai.
Pandemia e ardhshme mund të ketë një shkallë vdekjeje shumë më të lartë se Covid-19, beson Gates./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...