Gates: Covid-19 ka rritur nacionalizmin, dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë

00:53 | 29 Prill 2020
Trina Galanxhi

Miliarderi dhe filantropi Bill Gates është shprehur se bota është duke u përballur në mënyrë të gabuar me koronavirusin dhe se kjo po ndodh për shkak të rritjes së nacionalizmit.

I pyetur nga “Time” nëse politikanët aktualë janë përgjegjës për krizën e krijuar, Gates tha se ‘në luftë shkohet me udhëheqësit që keni dhe në fund vlerësoni nëse ata ishin të mirë’, transmeton portal arbresh.info

“Nuk mendoj se fakti që bota po kthehet në nacionalizëm dhe se secili kujdeset vetëm për veten e tij, ndihmon në këto raste. Të gjithë duam që liderët të kishin reaguar më mirë. Pak njerëz do të marrin një vlerësim të shkëlqyer bazuar në atë që bënë në këtë situatë, “tha Gates.

Ai ishte i kujdesshëm për të mos veçuar vendet individuale, por fakti është se Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, India, Brazili dhe shumë vende të tjera janë kthyer në nacionalizëm vitet e fundit.

Gates ka theksuar se jo e gjithë bota ka marrë masa të rrepta ndaj Covid-19, prandaj edhe sëmundja është përhapur në masë dhe ka dërguar në kolaps ekonomik.

“Me rritjen e numrit të vdekjeve në miliona, më shumë njerëz do të ndryshonin sjelljen e tyre dhe ne do të ishim në një situatë ekstreme,” tha Gates.

Ai ka theksuar se ideja që hotelet dhe restaurantet mund të funksionojnë me një të tretën e kapacitetit, tregon një keqkuptim ekonomik.

Disa qeveri, përfshirë edhe atë të Mbretërisë së Bashkuar në fillim u përpoqën që të ndiqnin planin për ‘imunitetin e turmës’, duke lejuar kështu përhapjen e infeksionit në popullatë, por ky plan ra pasi një shkencëtar tha se kjo do të dërgonte në vdekjen e gati gjysmë milionë njerëzve.

Një masë të tillë po vazhdon të ndjek Suedia, e cila ka refuzuar që të izolojë vendin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme