Gara e ashpër Biden-Trump, rezultatet e reja nga pesë shtetet e fundit

14:48 | 6 Nëntor 2020
A. B.

Që nga e marta, po vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden tani po udhëheq në raport me presidentin Donald Trump në Georgia, një kthesë mahnitëse e ngjarjeve në një shtet dikur të besueshëm republikan që Trump duhet të fitojë në mënyrë që të rizgjidhet president, raporton Cnn, përcjell arbresh.info

Këto janë rezultatet e reja nga pesë shtetet kryesore, edhe pse numërimi nuk ka përfunduar ende.

Georgia – 99% të votave të numëruara, Joe Biden dhe Donald Trump vazhdojnë të jenë në një ‘luftë’ të ngushtë

Pennsylvania – 96% të votave të numëruara, Donald Trump ka epërsinë prej 0.3%

Arizona – 90% të votave të numëruara, Joe Biden ka epërsi prej 1.6%

Nevada – 89% të votave të numëruara, Joe Biden ka epërsi prej 0.9%

North Carolina – 95% të votave të numëruara, Donald Trump ka epërsi prej 1.4% /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme