Koalicioni Blu e Bardhë i Benny Gantz ka hedhur poshtë mundësinë e qeverisë së unitetit me Benjamin Netanyahun pas rezultateve të zgjedhjeve që i vendosi ata shumë afër me vota.
Një udhëheqës i lartë i Blu dhe Bardhë, Moshe Yaalon, u tha gazetarëve në Izrael: “Ne nuk do të hyjmë në një koalicion të udhëhequr nga Netanyahu”, transmeton portali arbresh.info.
Netanyahu bëri ofertën e tij të enjten pasi zgjedhjet e reja në Izrael panë që partia e tij Likud ishte e lidhur me Blu dhe Bardhë, e cila drejtohet nga ish shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelit Gantz.
Netanyahu i kishte thirrur zgjedhjet për të rritur mazhorancën e tij, por bixhozi i tij iu kthye në mënyrë spektakolare.
Tani asnjëra palë nuk ka 61 vendet në parlament në mënyrë që të formojë një qeveri ose do të duhet të bashkojë një shumicë me një gamë të ndryshme të partive më të vogla, ose të bashkojë forcat./arbresh.info/
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër