Google ADS

“Gangsterët amerikanë po na dërgojnë drejt luftës”, thotë Kim Jong-un

22:07 | 2 Maj 2017
Trina Galanxhi

Lideri  i Koresë Veriore ka deklaruar se ‘gangsterët’ amerikanë janë duke e dëguar vendin drejt një konflikti të përgjakshëm.

Duke folur për një gazë me bazë në Penian, e cila vepron si zëdhënse e liderit të Koresë Veriore, ka thënë se Donald Trump po nxit tensione në rajon, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka shtuar se Koreja Veriore është ‘plotësisht e gatshme’ për konflikt të armatosur dhe nuk heziton të fillojë një luftë bërthamore.

Artikulli i gazetës së propagandas në Penian thotë se ‘imperialistët amerikanë si gangsetër janë duke bërë lëvizje të pamatura’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme