Gambia, shtet në perëndim të Afrikës, e paditi Mianmarin për gjenocid kundër myslimanëve Rohingya.
Padia u ngrit në Gjykatën Ndërkombëtare për Drejtësi, e cila normalisht vendos për mosmarrëveshjet midis shteteve.
Vitin e kaluar, Kombet e Bashkuara lëshuan një raport për dhunën në Mianmar, duke thënë se liderët ushtarakë të këtij vendi duhet të shkojnë në gjyq për gjenocid.
Qeveria e Minamarit mohon se trupat e saj kanë kryer krime të tilla.
Mijëra Rohingya janë vrarë dhe mbi 700,000 janë detyruar të ikin në Bangladeshin fqinj, gjatë një fushate të dhunshme të ushtrisë në Mianmar, në vitin 2017.
Misioni i Pavarur Faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara për Mianmarin tha në gusht të vitit 2018 se taktikat e ushtrisë kanë qenë “joproporcionale ndaj kërcënimeve të vërteta për sigurinë”.
Misioni po ashtu tha se nuk justifikohen “vrasjet pa dallime, bandat që përdhunojnë gra, sulmojnë fëmijë dhe djegin fshatra të tërë”.
Minamari, i njohur edhe si Birmani, e ka hedhur poshtë raportin, duke thënë se operacionet e ushtrisë kanë pasur në shënjestër kërcënimet e militantëve dhe kryengritësve Rohingya.
Gambia e ngriti padinë në gjykatën në Hagë të hënën.
Ky vend, i cili është me shumicë myslimane, ka gjithashtu mbështetjen e Organizatës 57-anëtarëshe të Bashkëpunimit Islamik dhe një ekip avokatësh ndërkombëtarë./rel/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen