Google ADS

Gabriel: Uniteti europian është çelësi i të ardhmes

22:28 | 30 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka deklaruar se Europa duhet të qëndrojë e bashkuar nëse dëshiron që të mbetet e rëndësishme.

Ai shtoi se nacionalizmi nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në skenën europiane, ndërsa theksoi se Brexit kërcënon qëndrimin ndërkombëtar të bllokur dhe qëndrueshmërinë e të ardhmes, transmeton portali arbresh.info

Gabriel zgjodhi qendrën e Parisit që të bëjë këto komente, pasi një takimi me kabinetin qeveritar francez.

“Nëse fëmijët ose nipërit tanë duan të kenë një zë në botë, atëherë ai zë do të dëgjohet vetëm përmes një Europe të bashkuar”, tha ai.

“Në krizat e ardhshme, Europa nuk duhet të presë gjithmonë nga SHBA-të dhe ministrat e jashtëm rusë që të dalin me një zgjidhje, e cila mund të quhet vetëm armëpushim”, shtoi ai.

Ai shtoi se Gjermania do të ofrojë ‘aftësitë’ e saj që të jetë e angazhuar deri në maksimum.

Gabriel u takua edhe me Presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili gjithashtu ka kërkuar një BE më të fuqishme dhe më të zëshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme