Google ADS

Gabriel: Turqia duhet të mbetet në NATO

19:52 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel deklaroi të hënën se Turqia nuk duhet të braktisë NATO-n, dhe as të mos distancohet nga Evropa, pavarësisht “referendumit historik” në Turqi, i cili do të sjellë deri te zgjerimi i kompetencave të presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

“Dëshirojmë të mbajmë Turqinë në afërsi dhe nuk e shtyjmë në izolim, kur janë në pyetje punët e jashtme, ose madje edhe në drejtim të Rusisë”, tha Gabriel për gazetën gjermane “Bild”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme