Google ADS

Gabriel: Me Erdoganin, Turqia nuk do bëhet kurrë anëtare e BE-së

23:46 | 24 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Turqia nuk do të jetë kurrë anëtare e Bashkimit Europian për sa kohë do të qeveriset nga Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Ai ka akuzuar presidentin e Turqisë se nuk po merret seriozisht me bisedimet rreth pranimit në bllok, transmeton portali arbresh.info

Për gazetën gjermane Bild ai ka theksuar se marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s janë tensionuar pasi Erdogan u kërkoi turqve gjermanë që të bojkotojnë partitë kryesore të Gjermanisë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen muajin tjetër.

“Është e qartë, që nën udhëheqjen e Erdoganit, Turqia kurrë nuk do të bëhet anëtarë e BE-së”, tha ai.

“Nuk është se ne nuk duam, por sepse qeveria turke dhe Erdogan do lëvizin kundër parimeve europiane”, shtoi ai.

Liderët e BE-së kanë qenë kritikë të zëshëm të politikave të Erdoganit ndaj kundërshtarëve të tij pas përpjekjes për grusht shtet të vitit të kaluar.

Bisedimet e pranimit të Turqisë në BE-se kanë mbetur në statusin e kandidadit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme