Gabriel: Mbajtja e BE-së e bashkuar ‘betejë’ e madhe

19:45 | 26 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, paralajmëroi se mbajtja e Bashkimit Evropian e bashkuar do të jetë një betejë e madhe.

Ai këto komente i ka bërë para fillimit të turneut një ditorë në Austri dhe Itali, transmeton portali arbresh.info.

Më mosmarrëveshjet mbi krizën e refugjatëve dhe emigrantëve, vendet e BE-së duhet të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për çështje të vështira, ka thënë Gabriel.

Blloku tashmë po përballet me një proces të vështirë pas divorcit me Britaninë e  Madhe.

“BE-ja asnjëherë nuk ka qenë më e ndarë se tani. Gjatë takimeve në Vjenë dhe Romë, unë dua të sigurohem nga kolegët e mi që ne mund të forcojmë unitetin e Evropës dhe të diskutojmë mbi të ardhmen e BE-së”, ka shtuar ai.

Gabriel gjithashtu ka theksuar se në Austri do të zhvillojë bisedime për armëpushimin e brishtë në Ukrainë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme