Google ADS

Gabriel: Askush nuk mendon për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë

12:58 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel, ka deklaruar të mërkurën në prag të vizitës në Varshavë se heqja e sanksioneve, të cilat BE-ja ia ka vendosur Rusisë, janë të lidhura me progres të dukshëm në lindje të Ukrainës.

Ai ka shtuar se sanksionet, të cilat janë vendosur me rastin e aneksimit të Krimesë nga forcat ruse janë diçka tjetër dhe heqjen e tyre nuk po e kërkon askush.

“Sanksionet për aneksimin e Krimesë nuk kanë lidhje me këtë (Ukrainën lindore). Ato janë vendosur për shkak të aneksimit të Gadishullit Krime në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Nuk e di askënd të ketë kërkuar ose madje të ketë kërkuar heqjen e tyre”, tha Gabriel për gazetën polake “Gazeta viborča”. Shefi i diplomacisë gjermane ka theksuar se qëndrimi i tij dhe i Gjermanisë ndaj sanksioneve mbetet i pandryshuar.

Ai ka paralajmëruar se në rast se vjen deri te ndryshimi i qëndrimit rus në realizim të marrëveshjes së Minskut, atëherë do të shqyrtohet zbutja graduale e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë.

“Gjendja edhe më tej është e rëndë. Për fat të keq nuk ka bisedime për zbatimin në thelb të marrëveshjes”, tha ministri gjerman.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme