Një gabim qesharak në një kompjuter të ushtrisë së Koresë së Jugut ka mundësuar vjedhjen e të dhënave nga hakerët e Koresë së Veriut, ku janë zbuluar planet për luftë.
Vjedhja e të dhënave ushtarake e ka origjinën në një softuer të sigurisë kibernetike, dhe është bërë e mundur nga një lidhje në internet që nuk duhej të ndodhte, sipas “The Wall Street Journal”, e cila ka gjetur kontakte që kanë dijeni për hetimin mbi sulmin kibernetik.
Një ligjvënës nga Koreja e Jugut ka thënë se hakerët, të cilët dyshohet se janë nga Koreja e Veriut, kanë arritur të hyjnë në intranetin më të sigurt ushtarak të Seulit, në shtator 2016, dhe kanë hasur planet sekrete të luftës së Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
“Është një gabim qesharak”, ka thënë ligjvënësi Rhee Cheol-hee për “The Wall Street Journal”.
Personeli i Koresë së Veriut thuhet se sulmoi një firmë të sigurisë kibernetike koreane në Korenë e Jugut dhe u përfshi në softuer. Ushtria e Koresë së Jugut e përdorte softuerin në kompjuterët e saj ushtarakë, por megjithatë hakerët nuk duhej të ishin në gjendje të merrnin të dhëna, sepse Seuli mban rrjetën e vet të internetit, të ndarë nga intraneti i tij, apo rrjeti privat. Por mjaftoi vetëm një kompjuter i lidhur në internet dhe intranet që koreanët e veriut të krijonin akses në të dhëna. “Ata duhej ta kishin hequr kutinë e lidhësit menjëherë pas punës së mirëmbajtjes”, tha Rhee.
Si rezultat, Koreja e Veriut njoftohet se ka marrë Planin e Veprimit 5015, planin e fshehtë të SHBA dhe të Koresë së Jugut për të vrarë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Që nga ndërhyrja e hakerëve, SHBA ka rishikuar në mënyrë të vazhdueshme opsionet ushtarake për mënyrën se si do të merret me Korenë e Veriut, por marrja e të dhënave ka gjasa t’i ketë siguruar Penianit informacione të vlefshme inteligjence. Të dhënat e vjedhura ushtarake përfshijnë 235 gigabajt material dhe vetëm 22 për qind e tyre janë identifikuar deri tani.
Të martën, kompania kibernetike “FireEye Inc.” tha se ka identifikuar përpjekje të pasuksesshme nga hakerët e lidhur me Korenë e Veriut që të infiltrohen në kompanitë e elektricitetit në SHBA nëpërmjet e-maileve. “FireEye” nuk specifikoi se cilat kompani janë prekur nga pirateria kompjuterike.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...