Daljen e të shoqes nga spitali, Donald Trump e përshëndeti me një mesazh në “Twitter”, por syrit të mediave nuk i shpëtoi fakti që e kishte shkruar gabim emrin e saj.
“Është gëzim i madh që e kemi sërish zonjën tonë të parë të jashtëzakonshme në Shtëpinë e Bardhë. Melanie ndihet dhe është shumë mirë”, ishte komenti i tij fillestar, të cilin e ndërroi më pas me shpejtësi, duke e shkruar emrin këtë herë saktë, “Melania”.
Bashkëshortja e presidentit iu nënshtrua disa ditë më parë një ndërhyrjeje kirurgjikale në veshka për shkak të një problemi shëndetësor. Zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, sqaroi përmes një deklarate se Melania “po pushon dhe është në gjendje shumë të mirë shpirtërore”.
Stephanie shprehu mirënjohje për telefonatat dhe mesazhet që kanë dërguar mijëra dashamirës me lutje dhe urime për një shërim të shpejtë të zonjës Trump. Ajo është tashmë në Shtëpinë e Bardhë pas operacionit në spitalin ushtarak “Walter Reed”, ku qëndroi 5 ditë, periudhë gjatë së cilës Trump e vizitoi disa herë./Tch/
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...