Gabimet që nuk duhet t’i bëni kur të shpërnguleni në Zvicër

13:53 | 29 Janar 2019
A. B.

Këto janë disa nga gabimet që nuk duhet t’i bëni pasi të shpërnguleni.

Në Zvicër jetojnë një numër i madh i të huajve, derisa jetojnë shumë kombe.

Por, ka shumë gabime që bëjnë qytetarët që shpërngulen në Zvicër, shkruan “The Local”.

Këto janë disa nga gabimet që nuk duhet t’i bëni pasi të shpërnguleni.

Qëndrim në qytet të dielën. Disa qytete zvicerane mund të jenë si fantazma të dielën. Është më mirë të shkosh në male apo duke ecur rreth liqeneve. Zvicra nuk është e mërzitshme, por duhet të dini çfarë të bëni.

Duke menduar se të gjithë flasin gjuhët kombëtare. Zvicra mund të jetë një vend gjuhësor i ndryshëm, por është gabim të mendoni se të gjithë flasin gjuhën rrjedhshëm në frëngjisht, gjermanisht dhe italisht. Mos prisni t’ju kuptojnë nëse flisni gjermanisht në pjesën franceze apo të kundërtën.

Duke mos i përshëndetur të gjithë. Mos mendoni se duhet të thoni përshëndetje kur jeni në dhomë në një rast social. Ju duhet t’i përshëndetni të gjithë ose do të mendojnë se jeni i pasjellshëm. Madje, mos u befasoni nëse fëmijët ju japin dorën dhe prezantojnë veten.

Të bësh larjen e rrobave sa herë dëshiron. Shumë banesa zvicerane nuk kanë makina larëse. Por, në vend të kësaj ka në bodrume dhe rregullat janë strikte, që duhet t’i zbatoni patjetër. Mos guxoni t’i ndërroni ditët me dikë tjetër.

Pagesa e plotë e çmimeve për tren. Rrjeti zviceran i trenave është shumë i mirë, pa marrë parasysh zhgënjimin e fundit në mesin e udhëtarëve. Por, gjithashtu janë shumë të shtrenjtë. Pra, merrni veten një kartë demi-tarifë/ halbtax, dhe merrni gjysmë çmimi për një vit.

Thirrja e një zyre të administratës mes mesditë dhe orës 13 (ose 14 ose 16). Në Zvicër ju pëlqen të hanë herët, krahasuar me vendet tjera. Pra, nga mesdita të paktën për një orë, mos prisni të jeni në gjendje të vizitoni ose të thirrni zyrat e administratës së qytetit, klinikat mjekësore ose zyrat e tjera publike, përcjell albinfo.ch.

Duke u përpjekur për të ngrënë drekë pas orës 14:00. Duke folur për drekën, mos prisni që të gjeni lehtësisht një restorant që do t’ju shërbejë pas orës 14 pasdite, veçanërisht në qytetet më të vogla dhe zonat rurale. Ju mund të merrni vetëm një sanduiç ose diçka të ngjashme.

Pushimi i verës. Të porsaardhurit në Zvicër duhet të kuptojnë se gjatë verës mbyllen shumë restorante dhe dyqane të vogla për të paktën një pushim dy javor.

Kartëmonedhat. Në një vend që të ardhurat bazë janë 2,500 franga nuk duhet të habitemi që bankat nuk merren me shuma të vogla. Pra, nëse tërhiqni 100 franga nga ATM, shpesh do të merrni një kartëmonedhë 100 franga, jo pesë nga 20. Por, nuk duhet të kërkosh falje, sepse dyqanet do t’u japin kusurin sa hap e mbyllë sytë.

Duke u përpjekur për të shkuar në dyqane ushqimore të dielën (ose natën vonë). Në Zvicër ka pak dyqane të mëdha të dielën që nuk mbyllen. Orari i mbylljes së dyqaneve ndryshon nga kantoni në kanton, por shumë mbyllen në ora 19:00. Pra, siguroheni që mos e keni frigoriferin bosh të dielën. Nëse keni shumë nevojë, atëherë mund të shkoni në pompa të benzinës, dyqanet në stacionet e trenave apo në aeroporte, që e kanë të zgjatur orarin e punës.

Lënia bakshish. Në shumë vende kjo është shumë e përhapur, por nuk është e nevojshme në Zvicër. Pagat e stafit janë të mira në krahasim me vendet tjera dhe gjithashtu fitojnë nga ajo që porositni. Pra, nuk jeni të detyruar të leni bakshish, pasi edhe çmimet janë mjaft të larta.

Duke bërë vetëm miq të huaj. Një gabim i përbashkët i të huajve është se nuk bëjnë miq ‘lokal’. Ndoshta është e vështirë për të bërë një zviceran, por nëse e keni bërë, atëherë do të jeni përgjithmonë mik me të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme