Ministrat e Punëve të Jashtme të G7-s do të kërkojnë sot dhe nesër të shfaqin unitetin e tyre, në përpjekje për të filluar procesin politik në Siri dhe për të dhënë një mesazh të qartë dhe të koordinuar me Rusinë.
Para vizitës në Moskë të sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, marrëdhëniet janë tendosur mes SHBA-së, që kërkoi dje largimin e presidentit sirian, Bachar al-Assad, dhe aleatëve të Damaskut, veçanërisht Rusinë dhe Iranin, që kërcënuan Uashingtonin me kundërpërgjigje.
Takimi ministror i përvitshëm i G7-s do të jetë rasti për disa shefa të diplomacisë të njihen me Tillerson duke diskutuar një sërë çështjesh, luftën kundër terrorizmit, situatën në Libi dhe në Ukrainë, provokimet koreano-veriore, marrëveshjen për programin bërthamor iranian.
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...