G7 kërkon që të merren masa ndaj përmbajtjeve ekstremiste në internet

22:02 | 26 Maj 2017
Trina Galanxhi

Liderët e vendeve kryesore industrial në botë, G7, u kanë bërë thirrje gjigandëve të internetit që të godasin komentet me përmbajtje ekstremiste.

Ata kanë paralajmëruar ofruesit e shërbimeve të internetit dhe kompanitë e mediave sociale që  do të ‘rrisin’ përpjekjet e tyre, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, përkundër pajtimin për luftimin e ekstremizmit përmes rrjeteve sociale, liderët e G7-tës nuk kanë rënë dakord mbi ndryshimet klimatike.

Presidenti i SHBA-ve  Donald Trump, duke marrë pjesë në samitin e tij të parë të tillë, mbeti larg nga miratimi i marrëveshjes së vitit 2015 për reduktimin e gazrave serrë.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, ndërsa BE gjithashtu ka përfaqësues të pranishëm.

Gjatë samitit Trump dhe May riafirmuan planet e tyre mbi marrëveshjen tregtare pas Brexit, ndërsa edhe njëherë Donald Trump ka përshëndetur vendimin e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja./Arbresh.info

Të ngjashme