Britania dhe Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë të shtunën për “pasoja serioze” nëse trupat ruse pushtojnë Ukrainën, ndërsa takimi i ministrave të jashtëm të G7 po zhvillohet në Liverpool.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në bisedimet përpara mbledhjes së grupit të shtatë fuqive kryesore ekonomike perëndimore, sekretarja e jashtme britanike Liz Truss dhe homologu i saj amerikan Antony Blinken ranë dakord për mbështetjen e tyre për Ukrainën, tha të shtunën një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Britanike.
Britania dhe SHBA thanë se mbeten të shqetësuara për lëvizjet ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën.
Sipas NATO-s, Rusia ka mbledhur midis 75,000 dhe 100,000 ushtarë në zonë.
Ndryshe, ministrat e jashtëm të G7 filluan bisedimet e tyre në Liverpool të shtunën në mëngjes.
Përveç Britanisë nikoqire, grupi përfshin Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, Francën, Kanadanë, Japoninë dhe Italinë.
Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, u mirëprit zyrtarisht nga mikpritësja Truss në Muzeun e Liverpool-it përpara se të takohej me homologët e saj të tjerë nga grupi i shtatë vendeve.
Sesioni i parë i punës ishte për t’u fokusuar në sfidat aktuale gjeopolitike të tilla si ballafaqimi me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
Takimi dyditor është i dyti nën kryesimin britanik këtë vit, por i pari për Baerbock dhe gjithashtu për Truss, që ka qenë në detyrë vetëm që nga një riorganizim i kabinetit disa muaj më parë. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...