Google ADS

G7-a diskuton ndikimet në ekonomi nga përhapja e koronavirusit të ri

17:57 | 3 Mars 2020
L G

Ministrat e Financave të G7-ës, premtuan ndërmarrjen e masave për të parandaluar ndikimet në ekonomi, nga përhapja e koronavirusit të ri.

Deri më 3 mars, numërohen mbi 90,000 të infektuar me koronavirusin e ri, 80,000 prej tyre në Kinë.

Numri i vdekjeve në Kinë është 2.943, ndërkaq në vendet tjera të botës ky numër arrinë në 75 të vdekur.

“Ne riafirmuam angazhimin tonë për të miratuar të gjitha hapat e duhur për të mbrojtur ekonominë nga rreziqet anësore të paraqitura nga koronavirusi”, tha ministri i Financave i Japonisë, Taro Aso.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se kishin rënë dakord të “bënin gjithçka që ishte e mundur” për të kufizuar dëmin ekonomik.

Grupin e vendeve më të industrializuara në botë – të njohur si G7 – e përbëjnë: Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Koronavirusi, i identifikuar si COVID-19, e ka origjinën në qytetin Vuhan të Kinës.

Rastet e para atje janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar, por që atëherë dhjetëra shtete kanë konfirmuar se kanë njerëz të infektuar.

Shenjat kryesore të infektimit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme