Fytyrë që tregon brutalitetin e Holokaustit! 14-vjeçarja para injeksionit në zemër

07:46 | 28 Janar 2020
Arbresh.info

“Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë”, do të shkruante dikur shkrimtari i njohur italian me origjinë hebreje Primo Levi.

E pikërisht sot, ditën kur bota përkujton Holokaustin duhet ta njohim të shkuarën me gjithë brutalitetin e saj.

Këto fotografi shqetësuese, që flasin më shumë se një mijë fjalë, na sjellin një copëz nga mizoria në kampin e Aushvic-it.

Në foto shfaqet 14-vjeçarja polake Czesława Kwoka, një nga mijëra viktimat e mitur të përndjekjes sistematike të hebrenjve nëpër Evropë.

Fotografitë tregojnë të miturën pak para se ajo të vritej brutalisht nga rojet naziste me injeksion në zemër.

Të ngjashme