Futen në banesë për të grabitur, pronari vret tre persona dhe plagos dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në lindje të Houston-it, Teksas rreth orës një të mëngjesit të orës lokale. “Autori i krimit të pesëfishtë ka mbrojtur veten”, tha për ABC Travis Miller nga Departamenti i policisë në Houston. 20-vjeçari nuk është lënduar. Emrat e grabitësve ende nuk janë identifikuar.
“Dy burra që mbanin maska skish u futën në banesë për të grabitur. Në atë moment kapa armën e zjarrit dhe fillova të qëlloja”, tha pronari i banesës. I riu,shpjegoi se përdori një “AK-47 plotësisht të karikuar për të qëlluar mbi grabitësit.
Një i dyshuar u gjet i vdekur para shtëpisë. Të tjerët u larguan nga skena me një automjet si dhe në këmbë. Automjeti u përplas dhe një i dyshuar u gjet i vdekur brenda saj. Një i dyshuar i tretë doli prej saj, u përpoq të vraponte, por u rrëzua dhe vdiq më vonë në një spital.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...