Google ADS

Furnizimi saudit i naftës kthehet në nivelin para sulmeve ndaj Aramco’s

21:53 | 18 Shtator 2019
L G

Furnizimi i naftës në Arabinë Saudite është kthyer në nivelin para sulmeve ndaj fabrikave të kompanisë shtetërore Saudi Aramco, njoftoi ministri i Energjisë i vendit, Abdulaziz bin Salman.

Duke folur në një konferencë për media në Xhide, ministri saudit tha se brenda këtij muaji do të përmbushen të gjitha kërkesat e furnizimit duke bërë tërheqje nga depot.

Bin Salman tha se prodhimi ditor i naftës në fund të këtij muaji do të arrijë në 11 milionë fuçi, kurse në fund të nëntorit në 12 milionë fuçi.

Ai njoftoi se sulmet e së shtunës kanë ulur për rreth 50 për qind apo për 5,7 milionë fuçi prodhimin ditor të Aramco-s, ndërsa kanë penguar po ashtu prodhimin e afër 2 miliardë metrave kub të gazit natyror, transmeton AA.

Ministri bin Salman tha se eksportet e naftës së vendit të tij do të mbeten të pandryshuara këtë muaj dhe se të ardhurat ekonomike do të ngelin të qëndrueshme në raport me muajt e kaluar.

Ndërkaq, duke folur në konferencë, kryetari i bordit drejtues të Aramco-s, Yasir al-Rumayyan, tha se furnizimi publik i Aramco-s nuk do të shtyhet për shkak të sulmeve.

Rumayyan theksoi se furnizimi do të bëhet me kohë në 12 muajt e ardhshëm, në varësi të situatës së tregut.

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme