Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku një furgon ka goditur hyrjes kryesore të ndërtesës ku ndodhet gazeta më e madhe holandeze në Amsterdam, “De Telegraaf”, e cila e ka quajtur një akt të qëllimshëm.
Sipas policisë holandeze, bëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”. “Nuk do të na frikësojnë”, – ka shkruar “De Telegraaf”, duke konfirmuar që asnjë persona nuk është lënduar.
Që në të shkuarën, gazeta kishte marrë kërcënime të ndryshme. Forcat e rendit po kërkojnë drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se është larguar në bodin e një makine “Audi” të drejtuar një person tjetër.
“Ky akt i qëllimshëm kundër ‘de Telegraaf’-it, është një goditje ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka akoma zona të errëta, por ne do të qëndrojmë vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët”, – ka shkruar në “Twitter” kryeministri holandez Mark Rutte./tch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...