Të paktën 22 fëmijë janë mbytur në Sudan kur varka e tyre u fundos në Nil gjersa ishin rrugës për në shkollë.
Një grua gjithashtu vdiq në këtë aksident që ndodhi 750 km nga kryeqyteti Khartoum, me më shumë se 40 fëmijë në bord, raporton agjencia e lajmeve SUNA, transmeton portali arbresh.info.
Aksidenti ndodhi kur motori i varkës u prish si rezultat i shirave dhe erërave të forta në Beheir.
Forcat civile të mbrojtjes janë ende duke kërkuar në lumin Nil për trupat e viktimave.
Fshatarët në këtë rajon kanë si transport varkat prej druri për të kaluar Nilin.
Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve AFP me telefon se anija kishte kaluar lumin kundër rrymës.
Më parë të mërkurën, autoritetet sudaneze urdhëruan mbylljen e shkollave në Khartoum për shkak të shirave dhe erërave të rënda që kanë shkatërruar qindra shtëpi në disa provinca, duke përfshirë Darfurin e Veriut dhe Kordofanin e Veriut.
Rreth 40 vetë janë vrarë për shkak të shirave të rënda që nga javën e kaluar, duke përfshirë 10 në Khartoum, sipas mediave lokale./Arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë