Fundoset një varkë në Detin Mesdhe

17:57 | 19 Janar 2019
Arbresh.info

Sipas të mbijetuarve, në barkë ndodheshin gjithsej 120 persona

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka bërë të ditur se 117 emigrantë, duke përfshirë dy fëmijë, janë zhdukur pas përpjekjeve për ta kaluar Detin Mesdhe.

Sipas të mbijetuarve, në barkë ndodheshin gjithsej 120 persona, shkruan Euronews.

Thuhet se shumica dërmuese e emigrantëve të zhdukur ishin afrikano-perëndimorë. Mirëpo në mesin e viktimave kanë qenë gjithashtu edhe 40 sudanezë të tjerë.

Tre të mbijetuarit ka arrit t’i gjejë një njësi italiane e shpëtimit e cila kishte shkuar me helikopter në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme