Të paktën 81 persona janë zhdukur pas fundosjes së një anije me emigrantë jo larg brigjeve të Tunizisë, ka konfirmuar Gjysmëhëna e Kuqe e Tunizisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe, El-Munci Selim, për AA tha se anija, në të cilën ishin 86 emigrantë, u fundos të mërkurën.
Ai konfirmoi se ekipet e Rojës Bregdetare shpëtuan 5 persona, shtetas të Bregut të Fildishtë dhe Malit ndërsa në anije ndodheshin dhe 7 gra.
Bregu juglindor i Tunizisë është ndalesa për qindra emigrantë të paregjistruar, të cilët në këtë mënyrë duan të arrijnë në ishullin italian Lampedusa. Shpesh herë janë në shënjestër të kontrabandistëve dhe një numër i madh i njerëzve kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë nëpër shkretëtirë dhe përmes detit për të arritur në ndonjë vend evropian.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...