Një anije me 60 persona është fundosur pranë Libanit, tha Kryqi i Kuq Libanez. Shtatë autoambulanca janë dërguar në portin e Tripolit në veri, shton Kryqi i Kuq.
Organizata nuk deklaroi nëse anija po transportonte emigrantë dhe nëse ata u shpëtuan, transmeton portal arbresh.info
Shumica e atyre që ikin nga Libani ilegalisht nga deti janë refugjatë sirianë, por gjithnjë e më shumë libanezë duan të largohen ndërsa vendi është nën presionin e një krize të rëndë ekonomike dhe politike.
Në dy vitet e fundit, fuqia blerëse libaneze ka rënë dhe monedha vendase ka humbur më shumë se 95 për qind të vlerës së saj në tregun e zi.
Midis janarit dhe nëntorit 2021, të paktën 1,570 njerëz, përfshirë 186 libanezë, u larguan nga Libani në rrugë detare ose u përpoqën ta bënin këtë, tha agjencia e OKB-së për refugjatët.
Destinacion i tyre kryesor është Qipro, vend anëtarë i Bashkimit Europian, rreth 160 km larg./arbresh.info/
Kurti e Nagavci vënë gurthemelin për ndërtimin e çerdhes në ...
MPJD organizon edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorë...
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...