Dy varka ku kontrabandoheshin njerëz nga Afrika janë fundosur të mërkurën në Tunizi.
Rojet bregdetare kanë gjetur trupin e një vogëlusheje të veshur me rozë të premten, e cila dyshohet të jetë me kombësi kameruniane, pasi më shumë se 200 emigrantë nga ky vend ishin shpëtuar në brigjet e Sfax në dy ditët e fundit.
Nëna e saj ende nuk është gjetur.
Faouzi Masmoudi, prokuror publik dhe zëdhënës i gjykatës Sfax, i tha AFP se dy varka që transportonin emigrantë të paligjshëm nga Afrika Sub-Sahariane u fundosën në brigjet e qytetit të mërkurën.
Gjashtë persona humbën jetën në fundosjen e parë, ndërsa 39 emigrantë u shpëtuan. 12 pasagjerë nga varka e dytë u shpëtuan, ndërsa 41 të tjerë, përfshirë gjashtë fëmijë, janë ende të zhdukur, sipas të njëjtit burim.
Tunizia po kalon një krizë të rëndë politiko-ekonomike, e cila gjithashtu po shtyn shumë tunizianë të përpiqen të arrijnë në Evropë në mënyrë klandestine përmes detit, duke rrezikuar jetën e tyre.
Më 25 maj, Garda Kombëtare Tuniziane njoftoi arrestimin e një kontrabandisti të madh tashmë të dënuar me gjithsej 79 vjet burg, i akuzuar për organizimin e një largimi të emigrantëve tunizianë, i cili përfundoi në një anije të mbytur dhe 20 vdekje./Euronews/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...