Të paktën 25 persona janë vrarë në Meksikë gjatë kësaj fundjave.
Mediat vendase raportojnë se nëntë burra janë ekzekutuar gjatë një feste në një shtëpi, në periferi të qytetit të pasur industrial të Monterrey, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Sipas prokurorëve, persona të armatosur kanë hyrë në një shtëpi në San Nicholas de los Garza dhe kanë vrarë disa persona përderisa ata po shikonin ndjeshje futbolli. Shtatë kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë në spital.
Bandat rivale të drogës janë përhapur me të madhe në Meksikë dhe kanë filluar “luftën” mes tyre.
Kishte një valë sulmesh në natën vonë të shtunës dhe të dielën herët. Një grup njerëzish të armatosur vranë tre vetë në një bar në qytetin turistik të Kankunit, njoftoi media lokale.
Gjashtë të tjerë janë vrarë në qytetin kufitar të Cuidad Juares, duke përfshirë një çift, të cilët besohen se janë torturuar para se të vriteshin.
Katër të tjerë vdiqën në shtetin kufitar të Tamaulipas, ku të paktën 10 vetë u vranë gjatë javës në bllokada rrugësh të jashtëligjshme dhe në disa shpërthime./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës