Kriza e pengmarrjes në Keln të Gjermanisë, ka marrë fund pas futjes në aksion të njësive speciale të policisë të cilët arritën ta kapin burrin që mbante peng brenda barnatores një grua.
Sulmuesi raportohet se është lënduar gjatë aksionit policor dhe aktualisht është në reanimacion, derisa gruaja që ishte marrë peng ka pësuar lëndime të lehta trupore, transmeton Telegrafi.
Rreth orës 13:00 në stacionin kryesor të trenat në Keln të Gjermanisë ishin dëgjuar të shtëna armësh, kurse një person i armatosur kishte marrë peng një grua të cilën e kishte futur brenda një barnatore.
Policia gjermane kishte konfirmuar në Twitter, se kishin ndodhur të shtënat dhe se në vendin e ngjarjes kishin dalë forca të shumta të policisë si dhe ekipet e negocimit.
Por, pas intervenimit të njësive speciale, agresori është arrestuar kurse zona që ishte evakuuar për shkaqe sigurie është rihapur. /Telegrafi/
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...