Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i vlerësuar më parë dhe i ftuar nga Presidenti Trump për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë, tha se nuk do të vizitojë asnjëherë Shtetet e Bashkuara gjatë ose pas mandatit të tij, sepse ai është një vend i “keq”.
Vërejtjet e Duteres për një nga aleatët më të vjetër të Filipineve ishin në përgjigje të senatorit republikan, Jim McGovern (D-Mass.), i cili tha se do të protestonte nëse udhëheqësi filipinas do të shkonte në SHBA.
“Nuk do të ketë kurrë një kohë që unë do të shkoj në Amerikë gjatë mandatit tim, apo edhe pas mandatit. Pra, çfarë e bën atë djalë të mendojë se do të shkoj në Amerikë? E kam parë Amerikën, dhe është e keqe “, u tha Duterte gazetarëve të premten.
McGovern udhëhoqi një dëgjim në Kongres të enjten mbi luftën e drogës të Duterte që ka rezultuar në një vrasje masive të të varurve dhe tregtarëve të dyshuar në Filipine.
Më shumë se 7,000 vdekje janë raportuar që nga 1 korriku 2016, deri më 21 janar, sipas Policisë Kombëtare filipinase. Vrasjet janë kryer nga policia dhe njerëz të paguar.
Grupet e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar ashpër metodën e liderit filipinas në çrrënjosjen e problemit të drogës në vendin e tij, duke përmendur mungesën e procesit të duhur dhe vrasjeve që synonin të varfrit.
Senatori republikan McGovern tha në fjalën e tij se çdo vrasje ose ekzekutim pa u gjykuar është thjesht vrasjen e qëllimshme.
“Asnjë arrestim. Asnjë urdhër. Asnjë vendim gjykate. Asnjë juri. Thjesht, vrasje”, tha ai.
“Nëse ai vjen(Duterte), unë do të drejtoj protestën”, tha kongresisti. “Ne duhet të jemi në anën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, shtoi ai.
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...