Një fshat i vogël zviceran – i cili mori vëmendjen e gjithë botës vitin e kaluar kur u detyrua t’i evakuojë banorët për shkak se rrezikohej nga shembja e një pjesë bjeshke mbi të – duhet t’i evakuojë banorët përsëri.
Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët vendës të shtunën.
Komuna e Albulës në lindje të Zvicrës, e cila e përfshin edhe fshatin Brienz, tha se ka rrezik të shembjes së gurëve, sikur kishte ndodhur në qershor të vitit të kaluar kur shembja e gurëve për pak sa nuk e goditi atë.
“Ekipi udhëheqës i komunës Albula… është i përgatitur për evakuimin e banorëve të Brienzit si masë parandalimi”, tha komuna në X.
Një takim informues me banorët do të mbahet të shtunën në orën 19:00, tha ajo.
Në maj 2023, autoritetet i kishin urdhëruar 84 banorët e fshatit të largoheshin nga fshati, për shkak të frikës se ai mund të mbulohej nga shembja e gurëve.
Kur shembja e gurëve për pak sa nuk e kishte goditur fshatin një muaj më vonë, vetëm disa bujq ishin lejuar të ktheheshin përkohësisht dhe ishin vendosur në shatorre në fushat pranë./rel
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...