Fshatarët meksikanë e lidhin kryetarin për veture dhe e tërheqin zvarrë

14:45 | 9 Tetor 2019
Arbresh Info

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në jug të Meksikës pasi e lidhën kryetarin e fshatit për një veture dhe e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë pasi e nxorën nga zyra e tij.

Policia ndërhyri për ta liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, për të cilin u raportua se nuk ka pësuar lëndime të mëdha.

Ky ishte sulmi i dytë nga fermerët që po kërkojnë nga ai përmbushjen e premtimit për riparimin e një rruge lokale. Autoritetet kanë dërguar forca shtesë në rajonin Chiapas për ta siguruar rendin publik pas kësaj ngjarjeje të pazakontë.

https://twitter.com/tinta_fresca/status/1181646714731675648

Kryetarët e qyteteve dhe politikanët lokalë janë shpesh cak i sulmeve nga bandat e drogës, sidomos kur refuzojnë të bëhen pjesë e skemave kriminale të tyre, por ndodh më rrallë që zyrtarët të sulmohen për shkak të premtimeve të dhëna para zgjedhjeve.

Escandon tha se do t’i padisë personat e dyshuar për rrëmbim dhe vrasje në tentativë.

Disa persona u lënduan në përleshjen mes forcave policore dhe personave që kishin marrë pjesë në rrëmbimin e kryetarit. Në pamjet e siguruara nga kamerat shihet se si ai tërhiqet zvarrë nga një veturë e madhe, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme