Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) pretendoi se Shërbimi Special i Anijeve të Britanisë po operon në Ukrainë dhe po ndihmon forcat ukrainase që të kryejnë operacione në tentativë kundër forcave ruse.
Lufta në Ukrainë ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Moskës dhe Perëndimit që nga Kriza Kubane e Raketave e vitit 1962. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se personeli ushtarak i NATO-s veçse është i pranishëm në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kyçë evropianë kanë thënë se nuk kanë plane që të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë.
FSB-ja, pasardhësja kyçe e KGB-së sovjetike, tha se ka penguar një plan të forcave speciale britanike për të zbarkuar ushtarët diversantë ukrainas në Tendrov, një rrip rëre në Detin e Zi. Ky shërbim tha se ka kapur një oficer të lartë të forcave detare ukrainase, duke publikuar emrin e tij dhe datëlindjen.
FSB-ja tha se njësia e forcave speciale ukrainase ishte “mbikëqyrur nga një njësi e Shërbimit Special të Anijeve [SBS] që tregon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Britanisë në konflikt”.
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ende nuk ka komentuar për këtë pretendim të Rusisë.
SBS-ja është një regjiment i forcave speciale të Marinës britanike që është formuar në ditët e para të Luftës së Dytë Botërore.
SBS-ja ka shërbyer në disa nga konfliktet më të mëdha në 70 vjetët e fundit, përfshirë në Luftën Koreane, në Irlandën e Veriut, në Luftën e Falklands, në Siera Leone, Afganistan dhe Irak./Rel/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...