Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka arrestuar edhe tre persona lidhur me sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus në Moskë më 22 mars.
Sipas shërbimit të inteligjencës, arrestimet u kryen në Moskë, Jekaterinburg dhe Omsk. Dy nga të arrestuarit dyshohet se transferuan paratë për të blerë armët dhe një veturë për sulmuesit. Personi i tretë dyshohet se është përfshirë në rekrutimin e bashkëpunëtorëve dhe financimin e sulmuesve të dyshuar.
Të arrestuarit janë nga Azia Qendrore. Një prej tyre ka shtetësi ruse.
Në lidhje me sulmin terrorist janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë katër sulmuesit e dyshuar, dhe shumica nga ta janë shtetas të Taxhikistanit.
Autoritetet ruse besojnë se Ukraina mund të jetë përfshirë në sulmin ndaj sallës së koncerteve, por Kievi ka mohuar në mënyrë kategorike këtë akuzë.
Grupi terrorist, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore besojnë se ky grup është përgjegjës.
Ndërkaq, gjatë një fjalimi në Sindikatën e Pavarur të Tregtisë së Rusisë, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ata që urdhëruan sulmin synonin “të dëmtonin unitetin” e rusëve./rel
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...