Frontex rekruton qindra kufitarë për shërbimin e ri të uniformuar

20:03 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Frontex sot njoftoi se është duke rekrutuar qindra kufitarë për punë në shërbimin e parë të uniformuar në këtë Agjenci evropiane për kontroll të kufijve

Në punën e deritanishme Fronteks është mbështetur në shpërndarjen e përkohshme të agjentëve nga 28-të shtetet anëtare të Unionit, të cilët mes tjerash kanë marrë pjesë në parandalimin e imigrimit ilegal, njoftojnë mediat amerikane.

Zëdhënësja e Agjencisë me seli në Varshavë, Eva Menkur, deklaroi se ky sistem “e arriti kufirin e tij”, në kohën kur BE-ja tenton t’i kontrollojë kufijtë përgjatë të cilëve në vit kalojnë më tepër se 500 milionë persona shkruan koha.mk

Ajo theksoi se kufitarët, të cilët i dërgojnë shtetet anëtare, do të vazhdojnë t’i ndihmojnë Fronteksit, por vlerësoi se Agjencia do të jetë më efikase dhe më fleksibile kur do të ketë korpusin e vet të vazhdueshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme