Frikë nga sulme të reja, mbyllen katër metro

13:33 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Katër stacione të metrosë në Shën Peterburg janë mbyllur të martën për shkak të kërcënimeve me bombë, njofton AP.

RIA Novosti më herët njoftoi se në Shën Peterburg ishin mbyllur dy stacione – “Dostojevskaja” dhe “Senaja Ploshçad”, pas një telefonate anonime me të cilën kërcënohej për një sulm të ri të mundshëm.

Për shpërthimin e djeshëm në metronë në Shën Peterburg është përgjegjës një shtetas i Rusisë me prejardhje nga Azia Qendrore, njoftoi sot një zyrtar i lartë i sigurisë kazake, Nurgali Bilisbekov, duke shtuar se i dyshuari nuk është nga Kazakistani.

Ndryshe, numri i viktimave nga shpërthimi i bombës në stacionin e metrosë në Shën Peterburg është rritur në 14, ndërsa 49 të tjerë janë të lënduar dhe ndodhen në spitale, transmeton AFP. Disa nga pacientët kanë lëndime të brendshme, lëndime në kokë dhe djegie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme