Google ADS

Frikë nga përkeqësimi i situatës/ Ministria e Jashtme e RMV thirrje shtetasve të saj: Largohuni nga Libani

16:32 | 23 Qershor 2024
E.G

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen.

Gjithashtu apelon që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore në këtë vend.

Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, dhe rrjedhimisht zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Libani.

/abcnews.al/

Të ngjashme