Shitja e tabletave që përmbajnë jod është duke u rritur ndjeshëm në Belgjikë.
Shitja e tabletave që përmbajnë jod ka filluar të shënojë rritje edhe në shitjet online, transmeton portal arbresh.info
Deri të kjo ka ardhur nga frika e shpërthimit të termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia, e cila u sulmua nga forcat ruse para disa netësh.
Njerëzit tashmë po “vrapojnë” për të blerë tableta jodi “anti-rrezatuese”, ndërsa pritet që kjo kërkesë të rritet edhe në qytetet tjera europiane, shkruan ilmeteo.
Por për çfarë janë këto tableta? A janë vërtet të dobishme për këtë qëllim?
Marrja e tabletave të jodur kaliumit, mund të parandalojë akumulimin e jodit radioaktiv, në rast të një shpërthimi bërthamor, në tiroide duke e ngopur atë me jod jo radioaktiv.
Teknikisht, nëse jodi radioaktiv lëshohet në ajër, tableta shërben për të ngopur gjëndrën tiroidë, duke parandaluar kështu thithjen e jodit radioaktiv e cila edhe shkakton kancerin e tiroidës.
Megjithatë, mjekët italinaë kanë theksuar se këto tableta duhet të merren gjithmonë në konsultim me mjekun, pasi teprica e saj mund të shkaktojë efekte anësore./arbresh.info/
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...