Reuters ka hedhur fotot që tregojnë raftet bosh në një supermarket në Pekin, pasi njerëzit filluan të grumbullonin rezerva në përgjigje të testimit masiv që po futej në lagjen më të madhe të qytetit.
Chaoyang është shtëpia e 3.45 milion njerëzve dhe të dielën autoritetet urdhëruan banorët dhe ata që punojnë atje të testohen tre herë gjatë kësaj jave, transmeton portal arbresh.info
Blerësit u dyndën në dyqanet e qytetit dhe qëndruan në pritje të një bllokimi si ai i parë në Shangai.
Njerëzit kanë blerë më së shumti perime, mish, petë të gatshme dhe letër higjenike.
Një student në distriktin Haidian, i cili bëri një porosi në internet për dhjetëra ushqime dhe rreth 10 kilogramë mollë, tha: “Unë po përgatitem për më të keqen”.
Zinxhirët e supermarketeve duke përfshirë Carrefour dhe Wumart thanë se kishin dyfishuar inventarët, ndërsa platforma e tregtisë elektronike Maituan’s 3690.HK gjithashtu rriti stokun dhe stafin për klasifikim dhe shpërndarje, sipas gazetës së mbështetur nga shteti Beijing Daily./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...