Luftëtarët e ISIS-it në Filipine mund të fillojnë së shpejti sulme vetëvrasëse dhe sulme kimike në Australi, ka paralajmëruar një ekspert.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Alan Dupont, strateg dhe analist i mbrojtjes për Grupin Cognoscenti, i cili ka thënë se ushtarët e ISIS-it po riorganizohen për një ofensivë në Filipinet jugore.
Madje, sipas tij, nëse ata krijojnë një shtet siç bënë në Irak dhe Siri, kjo do të përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare dhe do të rriste kërcënimin e vdekjes dhe shkatërrimit në tokën australiane.
“Ata luftëtarë do të kualifikoheshin në të gjitha llojet e bombardimeve dhe aktiviteteve të tjera që pamë në Irak dhe Siri, dhe ato aftësi mund të ktheheshin në Australi dhe të përdoreshin këtu”, citohet të ketë thënë Dupont.
ISIS u mund në Filipinet jugore në tetor pas betejës pesë-mujore për Marawi – por Ushtria e Filipineve kohët e fundit ka raportuar rritje të aktiviteteve xhihadiste në qytetet jugore.
Qeveria tha se grumbullimi i militantëve në Mindanao, rajoni jugor i Filipineve që është dëmtuar nga kryengritjet islamike dhe komuniste për dekada, është shumë i rrezikshëm.
Zëdhënësi presidencial Harry Roque tha: “Gjithmonë ka rrezik që këto grupe të rimarrin forcë të mjaftueshme për të ngritur një tjetër operacion si Marawi”.
Siç thuhet më tej, për momentin janë vetëm 80 persona të forcave speciale australiane të vendosura në Filipinet jugore, më pak se 3,000 km në veri të Darvinit.
E Dupont i ka bërë thirrje qeverisë australiane të jetë e përgatitur të bëjë më shumë nëse kërkohet, qoftë duke siguruar pajisje, trupa ose inteligjencë. /Telegrafi/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor