Rusia, duke parë zhvillimet e fundit në Korenë e Veriut, ka dërguar qindra trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin me të.
Pas urdhrit të Putin, një video e publikuar fillimisht në mediat lokale, tregon trenat që transportojnë një sërë tankesh në kufirin në lindjen të Rusisë. “Daily Mail” shkruan se vendet fqinje me shtetin diktatorial i frikësohen një eksodi masiv refugjatësh nga Koreja e Veriut nëse shpërthehet lufta.
Ky vendim i bujshëm i republikës ruse vjen pasi Kina dërgoi 150,000 trupa në kufirin e vet me Korenë e Veriut. Ata janë të shqetësuar se një sulm i mundshëm ajror nga marina amerikane ndaj shtetin vetmitar mund të bëjë që mijëra koreanoveriorë të nisen drejt Kinës.
Vendimi i presidentit Donald Trump për të dërguar nje armatë të fuqishme në gadishull ka shtuar edhe më shumë frikën në rajon.
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...