Frika nga koronavisuri, burri e mbyll gruan në banjo

23:33 | 3 Mars 2020
Trina Galanxhi

Një burrë nga Lituani e mbylli gruan e tij në banjo nga frika që ajo mund të ishte prekur me Covid-19, pasi ajo kishte takuar një grua kineze që kishte arritur nga Italia.

Gruaja për të shpërtuar nga makthi, kishte njoftuar policinë, e cila kishte reaguar menjëherë në kryeqytetin Vilnius, transmeton portal arbresh.info

Lexo edhe: Rita Ora merr masa mbrojtëse për coronavirus

Sipas policisë lokale, burri ka deklaruar se e kishte mbyllur gruan në banjo pasi donte të ‘këshillohej me mjekët’, në mënyrë që të shmangte infeksionin.

Burri nuk është arrestuar, pasi gruaja e tij nuk ka ngitur akuzë. Ajo është testuar dhe ka dalë negative.

Deri me tani Lituania ka raportuar vetëm një rast me koronavirus./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme