Përderisa koronavirusi po vazhdon të përhapet çdo ditë në Kinë, Banka Qendrore ka filluar të zbatojë një strategji të re për luftimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm – pastrami i thellë i bankënotave dhe shkatërrimi i atyre që dyshohet se e bartin koronavirusin.
Masat e reja, të cilat hynë në fuqi në fundjavë, janë marrë me qëllim të luftimit të përhapjes së koronavirusit, tashmë i njohur me emrin zyrtar Covid-19. Deri më tash, më shumë se 1700 persona kanë vdekur dhe 71 mijë janë infektuar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi i ri mund të mbijetojë në disa lloje të sipërfaqeve për një periudhë të caktuar kohore. Për këtë arsye, kinezët po i dezinfektojnë edhe dorezat e dyerve, pullat e ashensorëve dhe objektet e tjera që preken nga shumë njerëz, transmeton Gazeta Express.
Prej tash e tutje, bankat kineze janë të detyruara që t’i pastrojnë bankënotat përmes dezinfektimit me rreze ultra-vjollcë dhe vendosjes në temperatura të larta. Më pas, kartëmonedhat duhet të vendosen të izoluara për dy javë në vende të mbyllura e në fund të futen në përdorim.
Bankënotat që vijnë nga zonat që janë prekur më shumë nga koronavirusi do të trajtohen në mënyrë të veçantë. Ato së pari do të dërgohen në Bankën Qendrore për t’u dezinfektuar e më pas do të vendosen përsëri në qarkullim, shkruan “CNN”.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...