Google ADS

Frika e Presidentit brazlian: Protesta sikur në SHBA mund të ndodhin edhe në Brazil

07:55 | 8 Janar 2021
Trina Galanxhi

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha se mosbesimi në numërimin e votave në zgjedhjet amerikane çoi në një sulm mafioz në Kongres.

Ai ka paralajmëruar se një gjë e ngjajshme mund të ndodhë edhe në Brazil, transmeton portal arbresh.info

Bolsonaro përsëriti pretendimet për mashtrim të gjerë të votimit më 3 nëntor dhe paralajmëroi se sistemi elektronik brazilian i votimit, i cili vlerësohet ndërkombëtarisht për efikasitetin dhe shpejtësinë e tij në numërimin e fletëve të votimit, mund të manipulohet, njoftoi Reuters.

Bolsonaro po avokon për kthimin e fletëve të votimit të shtypura në zgjedhjet presidenciale në Brazil, të cilat do të mbahen në 2022, dhe në të cilat ai planifikon të kërkojë një mandat të dytë.

“Çfarë ndodhi në zgjedhjet Amerikane? Në thelb, cili ishte … shkaku i të gjithë krizës? Mungesa e besimit në votim,” u tha Bolsonaro mbështetësve para rezidencës së tij, transmeton portali arbresh.info

Pa siguruar ndonjë provë për pretendime të tilla, ai tha se kishte njerëz që votuan tre ose katër herë, si dhe shtoi se edhe të ‘vdekurit kanë votuar’.

Bolsonaro paralajmëroi se nëse fletët e votimit nuk shtypen në zgjedhjet e 2022, Brazili do të ketë probleme më të mëdha se Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme