Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se pandemia ende nuk ka mbaruar dhe se situata mund të kthehet në gjendjen e mëparshme.
” Moti do të ngrohet, njerëzit janë mërzitur dhe mezi po presin të dalin. Ata po shohin që numrat do të bien dhe me shumë mundësi do i ikë frika, por gjithçka mund të jetë e rremë”, tha Cuomo në konferencën e tij të përditshme të koronavirusit duke shtuar “Ne kurrë nuk thamë se ka mbaruar. Ne thamë se numrat do të bien. Afërsisht një mijë njerëz të rinj po shtrohen nëpër spitale”.
Guvernatori shtoi se arsyeja pse numri i të prekurve po zvogëlohet është sepse njerëzit e Nju Jorkut respektuan distancimin shoqëror dhe masat e tjera.
“Ju mund ktheheni në gjendjen e mëparshme nëse nuk tregoheni të kujdesshëm,” tha Cuomo./gsh/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...