Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Francë përballen me pezullim nga puna, nëse nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.
Vaksinat në këtë vend janë bërë të detyrueshme për punonjësit e kujdesit mjekësor, të shtëpive të të moshuarve dhe të emergjencës.
Data 15 shtator është afati i fundit për ta që të kenë së paku një dozë të vaksinës. Nëse personeli mjekësor është i pavaksinuar, ata duhet të dëshmojnë se kanë kaluar virusin së fundmi.
Nëse nuk i pltësojnë kushtet nga nesër ata do të pezullohen menjëherë nga puna.
Në fund të muajit të kaluar, federata kombëtare e punonjësve të ambulancës, FNMS, vlerësoi se 13% e anëtarëve të saj ishin ende të pavaksinuar.
Ndërkohë, Sindikata CGT ka paralajmëruar për një “katastrofë shëndetësore” nëse një numër i madh i punonjësve të kujdesit shëndetësor pezullohen.
Qeveria e Francës thotë se masat e miratuara nga Parlamenti janë të nevojshme për të mbrojtur pacientët dhe publikun nga rritjet e reja të numrit të të inefktuarve. Më shumë se 113,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Francë.
Autoritetet thonë se shumica e të shtruarve në spital javëve të fundit, janë pacientë të pavaksinuar.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë