Një traget me 313 udhëtarë, është plandosur të dielën në Calais, në veri të Francës, duke bllokuar kështu trafikun përmes kanalit anglez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet e prefekturës Pas-de-Calais, njoftuan se trageti u përplas me portin si pasojë e kushteve të këqija të motit dhe erës së fortë. Nga incidenti në fjalë nuk pati njerëz të lënduar, ndërkohë që autoritetet thonë se situata është nën kontroll.
Kompania P&O tha se njëri nga tragetet e saj ka mbetur i bllokuar, ku së shpejti bartja e udhëtarëve do të bëhet me një traget tjetër. Aktualisht është në vijim një operacion për tërheqjen e tragetit të plandosur./aa/
Kryefjala e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe momentet më qeshara...
Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova te Dheu i Bar...
Dardhë, Rama: Destinacion turistik, do të pasohet me një tje...
Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së: D...
Lajme dhe personalitete – ja çfarë kërkuan më shumë njerëzit...
Driloni i kujdesshëm, ndihmon Sarën ta vesh fustanin