Francë, therret me thikë një grua në mes të ditës

18:22 | 19 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Në Francë vijon të rritet frika për sulme terroriste, pasi një 23-vjeçar ka goditur me thikë një grua, në qytetin Montauban, pranë Tolouse.

Mbështetësit e Shtetit Islamik e kanë shpërndarë lajmin , duke shkaktuar panik te qytetarët, transmeton portali arbresh.info.

Policia e ka ndjekur sulmuesin, për të cilin kanë deklaruar se mund të ketë qenë i dehur. Dëshmitarët e kanë parë të dalë nga dritarja e makinës dhe të therr gruan në shpatull.

Më pas ai ka tentuar që të sulmojë edhe një çift, por policia ka reaguar shpejt, duke e ndaluar sulmin e dytë.

I dyshuari është plagosur dhe menjëherë pas trajtimit do të intervistohet nga policia.

Para pesë viteve në qytetin ku ka ndodhur incidenti, militantët e al-Qaedas vranë dy ushtarë myslimanë francezë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme