Ministria e Shëndetësisë e Francës ka dhënë miratimin për një test që mund të përdoret për të kontrolluar simptomat dhe mundësinë e infeksionit me COVID-19 në internet.
Sidoqoftë, kjo nuk është një diagnozë, por një vlerësim i gjendjes së shëndetit në një situatë me koronavirus. Mediat franceze raportojnë se testi ka qenë në faqen e internetit të maladiecoronavirus.fr që prej javës së kaluar dhe përmban 24 pyetje në lidhje me simptomat e përjetuara nga njerëzit që zhvilluan sëmundjen pas një infeksioni koronal. Përdoruesit gjithashtu duhet ti përgjigjen në mënyrë anonime pyetjeve në lidhje me peshën, gjatësinë, moshën e tyre dhe të japin informacione shtesë për shëndetin e tyre të përgjithshëm.
Në përfundim të testit, bëhet një rekomandim nëse ata duhet të konsultohen me një mjek, të thërrasin urgjencën ose nëse ata janë të paprekur nga virusi. Ky test online u prezantua për të zvogëluar presionin ndaj shërbimeve shëndetësore franceze, të cilët në situatën aktuale po marrin një numër të madh të thirrjeve të panevojshme nga qytetarët e shqetësuar për shëndetin e tyre, në mungesë të testeve fizike për koronavirusin.
Stacioni televiziv France 24 raporton se më shumë se 2 milion njerëz vizituan ueb faqen në fjalë vetëm të shtunën, 12 për qind e të cilëve u thirrën për të kontaktuar shërbimet e urgjencës. Në Francë, deri më sot janë 14,459 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 562 vdekje./Top Channel
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...